Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

“Do informojmë Komisioni Hetimor në SHBA”, Berisha: Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha  sot se opozita do të vijojë me kauzën e saj të hetimeve përsa i takon çështjes ‘McGonigal’.

Gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook, lideri i PD u shpreh se kryeministri Edi Rama do këtë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i cili ndodhet i arrestuar.

“Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë.

Çështja McGonigal nuk mund të kalojë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik në ShBA dhe Shqipëri. Kjo çështje është simbol i veprime më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Të gjithë ata që janë implikuar, do marrin vendin që meritojnë. Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij superskandali. Jemi të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA. Nuk do shmangemi, deri sa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Mcgonigal.”, tha Berisha.

Më shumë