Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do iknin nga Shqipëria me dokumente false, arrestohen 2 afganët e akomoduar në Shëngjin

Shkruar nga Newsbomb
Do iknin nga Shqipëria me dokumente false, arrestohen 2 afganët e

Dy shtetas afganë janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi me dokumenta të falsifikuara kanë tentuar të largohen nga shqipëria.

Në pranga kanë rënë shtetasit S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27  vjeç,  për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Shtetasit e arrestuar janë afganë të cilët janë strehuar nga qeveria në Shëngjin.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, si rezultat i masave të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë në fushën e  falsifikimit të dokumenteve, bazuar në informacionet e siguruara për shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin, që mund të përdornin dokumente të falsifikuara, kanë kryer verifikime ndaj dokumenteve të shtetasve S. S.dhe S. K.

Gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit afganë, S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27  vjeç,  për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu