Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

“Do i them kryeminstrit të hapë bastet”, Fidel Ylli: Këtë njeri duhet ta rikthejmë në KOKSH, pasi ka eksperiencë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i ri i KOKSH-it, Fidel Ylli ishte i ftuar mbrëmë në Skaner, në MCN TV. Ai foli për shumë tema, teska nuk la pa përmendur edhe ata që janë larguar.

Ylli tha se pavarësisht se Stavri Bello (sekretar) ka dhënë dorëheqjen, do tentohet rikthimi i tij. Sipas tij, një njeri i kualifikuar e meriton. Diçka u tha edhe për bastet sportive, të cilat janë të ndalura në Shqipëri. Rimodelimi mbetet një mënyrë e mirë, ku tha se do i kërkojë kryeministrit Rama që t’i hapë.

“Baste ka kudo, në çdo shtet. Ne i mbyllëm sepse ishin bërë si kërpurdhat, por tani duhen riorganizuar. Pra do bëhen me një studim, por shteti duhet ta kontrollojë. Duhet të hapen, pasi lekët janë aty për sportin. Ka ardhur momenti të hapen sepse sporti do merrte 20 milionë euro. Qeveria po na dha lekët e basteve nuk duam asgjë pastaj. Nëse hapen janë para qyl. Gjithmonë nëse kontrollohen nëpërmjet xhiros. Sot që flasim lulëzojnë kompanitë e basteve online. Kjo është një tjetër arsye që duhet të happen. Unë do insistoj te kryeministri që me një plan të hapen.

Sporti ka pak njerëz si Stavri Bello është një njeri i kualifikuar përsa i përket sportit. Unë do i jap shansin të kontribuojë pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen. Qoftë edhe si i jashtëm KOKSH-i ka nevojë për njohuritë e Stavri Bellos. Unë asnjëherë nuk do marr vendime me egon për të treguar presidentin. Stavri nuk do jetë skretar, por do kontribuojë si i jashtëm. Unë s’do merrem me çështjen e tij se është në prokurori, por më intereson të japë kontributin e tij” – tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img