Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do i rikthehet shkëlqimi i merituar”, nisin punimet në kalanë e Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
“Do i rikthehet shkëlqimi i merituar”, nisin punimet në

Kryeministri Edi Rama njofton se ka nisur puna në kalanë mesjetare të Lezhës.

Kryeministri shkruan se pas kalasë së së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë e Lezhës për t’i sjellur monumentit shkëlqimin e merituar.

Në foto e postuara nga Rama shihen disa punëtorë duke punuar për t’ i dhënë më shumë ndriçim ambienteve në kala gjatë natës.

“Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kalaja e Lezhës ndodhet afër qytetit të Lezhës, Shqipëri veriperëndimore. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese