Hapësire reklamuese

Politikë

“Do i pres dorën atij që vjedh vota”, Rama për Metën: Ky nivel komunikimi kërkon psikiatër! Nuk e pashë t'i priste dorën atij në Pukë

Shkruar nga Newsbomb
“Do i pres dorën atij që vjedh vota”, Rama për

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në mbrëmje deklaratave të forta që ka bërë Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

“Do i pres dorën atij që blne votën”, ka thënë Meta, ndërsa Rama u shpreh si ky nivel komunikimi ka nevojë për psikiatër.

Argumentit se Meta po mbron vullnetin e popullit për të mos u deformuar vota, kreu i PS tha se Presidenti duhet të qendrojë në zyrë dhe të mos ndërhyjë në atë që bëjnë forcat politike.

Dudushi: Si e shihni këtë betejë tuajën me Ilir Metën?

Rama: Nuk është betejë e imja me Metën, por e Metës me mua dhe PS. Basha futet për të bërë dhëndrrin dhe dy mblesët janë në llogore për të vazhduar me mitralozin dixhital tjetri për të bërë këtë që parë. Presidenti i Replublikës duhet të rrinte në zyrë dhe të mos fliste fare. Nuk ka president Republike që flet kur ka zgjedhje.

Dudushi: Ai ka hall deformimin e vullnetit të njerëzve marrë shkas nga përgjimet e BILD. Ai tha e patë si e inkurajon Rama Damianin kur i thotë “do bëjmë tërmet në Vlorë”.

Rama: Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë vetëm të rrijë në zyrë dhe të lërë forcat politike të bëjnë punën. Jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër.

Dudushi: Pas 2019 Shqipëria nuk është Republikë normale se ju keni në dorë gjithë pushtetet dhe i vetmi institucion që nuk kontrollohet nga ju është Presidenca.

Rama: Jam absolutisht kundër këtij opinioni sepse ky opinion do mund të kishte legjitimitet nëse ky kontroll do të ishte rezultat i ushtrimit të presionit dhe pushtetit jashtë normave dhe standarteve të kushtetutës. Parlamentin e ka braktisur partia e tij dhe e Saliut. Zgjedhjet vendore ata i braktisën vetë. Anormaliteti u prodhua nga ata në bazë të një skenari destabilizimi sepse nuk e mundim dot me zgjedhje. Jo vetëm që unë nuk kontrolloj dot asgjë, por në Shqipëri ka sot një sistem drejtësie që po reformohet që është jashtë kontrollit të politikës, është SPAK-u që po merr formë që është komplet jashtë kontrollit të qeverisë dhe politikës. Është KLP dhe KLGJ që nuk kontrollohen nga ne. Opozita hyri në rrugë qorre për të rrëzuar qeverinë pa zgjedhje. Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale duke e kthyer jashtë kontekstit, në një konë propaganda të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja ka thënë një gjë që e dinë të gjithë, me të cilën jam 100% dakort dhe ka thënë një gjë që është mbështetur edhe nga kleri katolik e musliman, lidhur me shit-blerjen e votës. Përpara pak ditësh, patëm një fakt dhe nuk më rezulton se ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi të ishte me partinë tonë. Ai ishte me partinë e Ilir Metës dhe nuk e pashë Ilir Metën të marrë shpatën, të nisej për në Pukë dhe t’i priste duart. Unë Damianit i them prapë, tërmet do ta bëjmë Vlorën. Në Dibër janë arrestuar 20 komisionerë, por shumica e tyre ishin të këtyre forcave që bërtasin dhe bëjnë rolin e virgjëreshave që mbrojnë shqiptarët nga prostitucioni elektoral. Shprehja “bërtet hajduti, kapni hajdutin”, i qëndron në sinkron vetëm Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.