Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Do i marrim në Siberi”, Rusia kërkon të çojë nga 500 banorë në javë në luftë

Shkruar nga Newsbomb
“Do i marrim në Siberi”, Rusia kërkon të

Rusia ka synim të çojë në luftë nga 500 banorë në javë, të cilët do t’i marrë nga një rajon siberian. Radio Evropa e Lirë raporton se një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia një rajon me shumicë jo etnike ruse në verilidnje të Siberisë t’i dërgojë nga 500 burra në frontin ukrainas çdo javë për ta përmirësuar renditjen e vet.

Zyrtari rus  bëri u thirrje zyrtarëve të dërgojnë nga 15 banorë prej çdo rrethinë çdo javë deri në përfundim të vitit. Jakutia, njëra prej rajoneve më të varfra në Rusi,  ka 36 rrethina, që do të thotë  dërgimin e 540 burrave çdo javë në luftën në Ukrainë.

Jakutët, një popull që flet gjuhën turkike, është grupi më i madh etnik në Jakutia, i ndjekur nga rusët. Kremlini është përpjekur ta arsyetojnë luftën agresive kundër Ukrainës në shumë mënyrë të rrejshme, përfshirë për nevojën për t’i mbrojtur rusët në lindje të Ukrainës.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se pakicat po e bartin një barrë më të rëndë të luftës se sa vetë rusët. Rajonet etnike të Rusisë janë në mesin e më të varfrave dhe burrat mund të joshën nga pagat e larta që u ofrohen për të luftuar në Ukrainë. Jakutia ndodhet  rreth 5.000 kilometra larg frontit ukrainas.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese