Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Do i lini pleqtë pa vaksinuar se e dini që ata votojnë majtas’, mjeku Petrit Vargu akuzon qeverinë dhe debaton ashpër me ish-ministrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

59a01b42313c4c63006402c7cfe599f8

Qeveria shqiptare ka parashikuar 500 mijë doza vaksine anti-Covid për popullatën, me mjekët, arsimtarët, policët dhe më pas të moshuarit.

Mirëpo mjeku i njohur Petrit Vargu tha se kjo është një shifër e vogël dhe e papërfillshme, pasi një shifër e tillë nuk jep mundësi për mbulimin e shtresave të siguruara.

Vargu tha se qeveria do i lërë pa vaksinuar të moshuarit deri ditën e zgjedhjeve pasi e dinë që ata votojnë majtas. Kjo deklaratë ka shkaktuar dhe një debat mes tij dhe ish-ministrit Gjergj Koja.

Pjesë nga debati:

Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.

Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.

Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.

Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën. Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.

Vargu: Këto janë vendime politike.

Koja: E ka vendosur komiteti e ekspertëve.

Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se ata votojnë majtas.

Koja: Po çfarë thua more çfarë janë këto aludime, të thashë kaq janë kapacitetet tona, s’jemi Britania

Vargu: Epo nëse kaq janë kapacitetet tona, le të dalë ta thotë ministrja e Shëndetësisë ta thotë dhe të japë dorëheqjen

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img