Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do hiqen masat anti-Covid? Rakacolli: Po ndjekim me vëmendje situatën, numri i infektimeve është ulur

Shkruar nga Newsbomb
Do hiqen masat anti-Covid? Rakacolli: Po ndjekim me vëmendje situatën,

Shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka folur sot për masat anti-Covid që janë ende në fuqi në vendin tonë. Sipas saj, masat që janë aktualisht në Shqipëri janë në përputhje me situatën epidemiologjike. Rakacolli tregoi se kur ato do të hiqen.

“Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Ne i ndjekim me vëmendjen. Fatmirësisht situata epidemiologjike është e qëndrueshme në spitale dhe me një ulje në numrin e infektimeve. Lirimi i masave do të vijë nëse ky nivel i ulët i infektimeve do të qëndrojë të paktën për dy javë rresht”, u shpreh shefja e Komitetit.

Mira Rakacolli foli dhe për trendin e vaksinimit dhe u shpreh se numri i të rinjve po rritet.

“Asgjë nuk shihet me shifrat ditore, janë të gabuara këto konkluzione. Ashtu siç nuk duhet të ketë entuziazëm në ditët që kemi numër të lartë vaksinimesh, ashtu edhe nuk duhet të bëhemi pesimistë kur numri është i ulët. Ajo që na pëlqen dhe është një tendencë pozitive është fakti që numri i të rinjve që po vaksinohen po rritet”, tha ajo lidhur me vaksinimin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll