Hapësire reklamuese

Politikë

“Do hetohet,” Berisha akuzon Nikollën: Mbylli deputetët në ashensor

Shkruar nga Newsbomb
“Do hetohet,” Berisha akuzon Nikollën: Mbylli deputetët

Në një tjetër deklaratë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka negociata nëse nuk i kthehen të drejtat e mohuara të opozitës.

Ai  theksoi se do të qëndrojnë të palëkundur pavarësisht se policia bashkë me qeverinë po mundohen të pengojnë lëvizjen e madhe qytetare.

“Sot është një nga ditët më të shëmtuara në historinë e parlamentarizimit. Sot ndërtesa e parlamentit u shndërrua në një repart policor Garde, pëllëmbë e gardistë, natyrisht të urdhëruar, se ata nuk kanë një dëshirë, por kurrë ndonjëherë kjo ndërtesë, përveç kohës së Enver Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga çizmet e policisë dhe gardës.

Një akt i turpshëm, një akt i shëmtuar.

Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtuquajtur krijoi një përpjekje e cila do të hetohet në mënyrën më të hollësishme, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor dhe në ashensor në kat të 4, që në çdo lloj avarie mund të përfundonin në kat të parë, me urdhër të saj.

Ky është turp i madh. Ky tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë funksionuari në këtë mënyrë. Tregon se Edi Rama e ka shndërruar në një bunker, njëlloj sikur në këtë ndërtesë qeverisnin etërit e tij barbarë, Enver Hoxha dhe Spirokoleka”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese