Hapësire reklamuese

Politikë

“Do harroni dhe Adriatikun, mua më dalin fjalët”, Rama-opozitës: E doni Hashim Thaçin të varur për këmbësh, ju e furnizuat me naftë Millosheviçin jo PS

Shkruar nga Newsbomb
“Do harroni dhe Adriatikun, mua më dalin fjalët”,

Kryeministri Edi Rama vijoi akuzat ndaj opozitës, teks p vijoi akuzat ndaj opozitës, teks po diskutonte për raportin e Dick Marty, ku hidhen akuza për trafik organesh në Shqipëri dhe Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi opozitën, duke thënë se “e keni përcjellë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për në Hagë.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se gjatë kohës kur vendi qeverisej nga PD, kanë furnizuar me naftë Sllobodan Millosheviç.

  Pjesë nga fjala e Ramës:

Për çfarë janë krenarë këta? Apo që i kanë vënë vulën e non grata? Krenarinë neve na e jep vetëm një gjë, lufta. Kurse këta e Duan Hashim Thaçin të varur për këmbësh për perversitetin e tyre politik. Po e bën një gogol që vjen vërdallë bashkë me hijet që i shkojnë nga mbrapa. Nëse raporti do të ishte personal, do të ishte një roman horror.

Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e këtyre, por ka nevojë të mbrohet se është bërë pis ai dhe familja e tij se gjoja qënka marrë me trafik qëniesh njerëzore. Një gjë është e sigurtë, historia del përpara, kur ti mendon se e ke lënë pas, del para. Njësoj si bishti i shtrembër, me urdhër nga Baca i madh hapi rrugë për gjithë këtë poshtërim.

Këtu sa herë flitet për Kosovën, zgjohen të gjithë gogolët shqiptarë. Bilanci ia saj që quhej PD dhe tani është një tufë varkash druri dhe gënjën mendja se përballeni me një anije, oqeanin e harruan disa dhe tani do harroni dhe Gjibraltarin disa, shumë shpejt do të harrojnë edhe Adriatikun se mua më dalin fjalët. Me thikën tuaj e keni përcjellë presidentin e Kosovës për në Hagë.

Historia tregon që ju e furnizuat Miloshevicin jo PS. Historia të del para, e pe si të doli dhe tha je non grata. Vijmë tek raporti i Dick Marty dhe vjen historia përpara. Na e paskan votuar këta. Asnjë fjalë për Thaçin, asnjë fjalë për Dick Marty. Çfarë krenarie për luftën? Ju jeni gati të shkoni në Këshillin e Europës dhe të thoni se Shqipëria është mafie. Sllobodanit i keni dhënë naftë ju, ai rrrotullohet në varr që ju ka akoma këtu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu