Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi kishin planifikuar të grabisnin nj postë greke.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë katër grekë dhe një shqiptarë. Sipas mediave greke personat në fjalë kishin planifikuar meskatësi që në ditët në vijim të grabisnin postën ELTA në Pirgos, një nga më të mëdhatë në vendin fqinj.
Bëhet me dije se së fundmi policia kishte vëzhguar telefonat e tyre dhe kishte konstatuar se ata po planifikonin një sulm brenda ditëve në vijim në Pirgos dhe më konkretisht në një filial të ELTA-s. Kështu, u ngrit menjëherë dhe në fshehtësi të madhe operacioni i madh për arrestimin e tyre, i cili zgjati disa orë.
Në kontrollet që kanë bërë në dhoma u gjetën pistoleta, kapuç, doreza, bidona benzinë.