Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Do flas shkurt se sikur filloi të fryjë pak”, Luljeta Bozo: Zgjodha PS se mban ç’do premtim! Tërmeti u përballua më mirë se Italia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Partia Socialiste s’bën vaki të mos mbajë ndonjë premtim”, kështu shprehet kandidatja më e moshuar e listës së PS në Tiranë, Luljeta Bozo.

Gjatë prezantimit me kreun e PS, Edi Rama, Bozo vlerësoi punën e qeverisë prej vitit 2013, duke thënë ka bërë reforma të paimagjinueshme. Mandati i tretë, tha ajo, duhet për të çuar përpara punët e nisura që u penguan pjesërisht nga pandemia dhe tërmeti, të cilat sipas saj, qeveria i përballoi shumë mirë.

Pjesë nga fjala e Bozos:

Shkurt fare për dy arsye, e para filloi sikur të fryjë njëçikë. E dyta ne inxhinierët i kemi të shkurtra fjalët. Çdo gjë e kisha imagjinuar të bëhesha gjyshe ndoshta dhe stërgjyshe, por që të hyja në politikë nuk e kisha menduar me thënë të drejtën. Dhe kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe respekt nga zoti Edi Rama, dhe pasi më hoqi disa pasigurira Lali Eri që i themi ne, dhe duke patur në konsideratë të gjitha kërkesat nga ata njerëz që u bëra e njohur pas tërmetit, dhe që donin njerëz t’i përfaqësonin, unë e pranova ftesën. Zgjodha PS se është një parti shumë progresiste me shumë vizion. Nuk bën vaki të ketë dhënë ndonjë premtim dhe të mos e ketë mbajtur, ndoshta jo plotësisht por e ka mbajtur. Dhe e dyta pati dy ngjarje shumë të vështira në këtë periudhë, tërmeti dhe pandemia që i ndërprenë në një farë mase atë punën që kishte për të arritur të gjitha objektivat. PS që kur e mori në 2013 bëri reforma të jashtëzakonshme. Dhe pse duhet mandati i tretë, për ta çuar para punën për të mirën e vendit. Qeveria e tregoi veten se sa bukur diti ta menaxhojë një situatë të tillë kur s’e kanë menaxhuar vende të tjera. Kemi Italinë që është ndër 7 më të fuqishmet në botë dhe akoma s’po i strehon njerëzit, janë në rulota. E përballuam edhe pandeminë, s’jam eksperte, por shifrat janë në rënie.

Ne si skuadër do të bëjmë të pamundurën që PS të fitojë edhe këtë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Kemi një popull shumë të zgjuar që i ka provuar në kurriz dhe s’ma merr mendja që bën numra si ata që bërtasin nga mëngjesi në darkë.

Më shumë

spot_img
spot_img