Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

“Do e mbajmë mend gjatë”, aktorët i shfaqin mirënjohjen regjisorit Indrit Çobani për shfaqjen “Edmond”

Lajme të ngjashëm

Shfaqja “Edmond” është pa diskutim një nga shfaqjet më të suksesshme të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë viteve të fundit. Edhe pse u “përndoq” nga disa peripeci për shkak të së cilës shfaqja u ndërpre plot 3 herë, sa herë është vënë në skenë interesi i publikut ka qenë tepër i madh.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, regjisori Indrit Çobani ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj shfaqje dhe arsyeve se përse ajo u ndërpre katër herë. E ndërsa tregonte për shfaqjen dhe prapaskenat e saj, ai mori disa mesazhe nga kolegët të cilët e kanë falënderuar për bashkëpunimin në një shfaqje kaq të bukur e të suksesshme.

Luli Bitri: Shfaqja Edmond ka qenë një sukses, ka zgjatur për disa sezone dhe kam qenë me fat që kam qenë pjesë e kësaj shfaqje. Na ka dhuruar momente fantastike dhe sigurisht disa momente të trishtuara, për shkaqe që ne e kemi ndërprerë shfaqjen, por ja ku rikthehemi sërish.

Laert Vasili: Askush nuk mund ti shkonte në mend se shfaqja do të ndërpritej tre herë rresht dhe s’do kishte  ato vështirësi që pësuan, por jeta na tregoi se ka shumë më tepër fantazi në teatër se sa në jetë, por ndodh edhe e kundërta, është jeta që ndonjëherë imiton apo rend pas ritmeve të teatrit.

Bes Bitraku: Ishte një rrugëtim i gjatë dhe me shumë ndalesa. Shpresoj se po i shkojmë në fund dhe një gjë është e sigurt, do e mbajmë mend gjatë. Ka qenë punë e lodhshme, por e bukur, e bërë  me shumë dashuri dhe me shumë kënaqësi.

Vasjan Lami: Indrit Çobani ti dhe Andia keni një problem sepse e keni ngritur shumë stekën me nivelin e shfaqjes Edmond ka qenë shfaqja më e suskeshme e viteve të fundit të Teatrit Kombëtar nuk e di ku do shkoni, por mendoj se talenti “e ruan një as nën mëngë” dhe ti do bësh një shfaqje më të bukur.

Lulëzim Zeqja: Sot dua të falënderoj publikisht për rolin e Edmondit, dua të falënderoj publikisht ty dhe  Andian që më besuat një rol kaq të mirë sa është Edmondi, një gur shumë i çmuar në karrierën time.

Ishin këto mesazhe me të cilat aktorët zgjodhën të surprizonin regjisorin e një nga shfaqjeve më të bukura të kohëve të fundit të vënë në skenën shqiptare Indrit Çobani.

Më shumë