Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

“Do e mbaj Kosovën pjesë të Serbisë”, Berisha reagon pas deklaratës së Vuçiç: Betim luftënxitës, tregoi se është një Putin i vogël

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh gjatë betimit si president se “do t’i kushtojë rëndësi ruajtjes së sovranitetit dhe të territorit të Serbisë duke bërë pjesë të saj edhe Kosovën”.

Berisha shprhet se e dënon deklaratën e Vuçiçit, të cilin e quan “Putin i vogël” duke cilësuar si luftënxitëse dhe me qëllim për të pushtuar Kosovën.

Postimi i Sali Berishës:

Betim konfliktual dhe luftënxitës!

Të dashur miq,

Presidenti serbomadh i Serbisë Aleksander Vuçiç dëshmon me qëndrimet e tij ndaj Rusisë fakton se sot Serbia me shume se kurre eshte nje Rusi e Vogel, kurse ai vete eshte nje Putin i vogel ne rajonin tone.

Përveç kesaj, padroni i Edi Rames ne betimin e tij si president republike nuk nguroi te betohet si nje fanatik serbomadh duke u shprehur me dore ne bibel se: “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj,”

Nga ky betim del qarte se ky luftenxites ka si qellim pushtimin dhe aneksimin e shtetit te pavarur te Kosoves ndonse e di se kjo do te thote konflikt i hapur me NATO-n qe eshte pergjegjese per sigurine dhe integritetin teritorial te Kosoves.

Denoj me ashpersine me te madhe kete klithme luftenxitese te serbomadhit,  Aleksander Vuçiç dhe heshtjen ndaj ketij kercenimi te vasalit te tij ne Tirane, Edi Rames.

Gjithashtu, paralajmeroj Putinin e Vogel Vuçiç se ne cdo rast shqiptaret do reagojne si komb i vetem dhe se çdo aventure tjeter e tij do te ndeshkohet ne menyre shembullore.

Më shumë


spot_img








spot_img