Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Do e martojmë me vajzë nga Kurbini’, kreu i FRPD i kthehet Ramës: Mbaj gojën! Vajzat e Kurbinit s’kanë nevojë për burrë turk që të kenë një çati mbi kokë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2bf4ee8f2bdb57c8804fe3d46a5682c0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Laç, ku ka inspektuar punimet blloqet e reja me 727 apartamente të reja.

Gjatë inspektimit në terren, Rama takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet, i cili tha se ka origjinë shqiptare.

Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së djalit të tij, pasi do ja martojnë me vajzë nga Kurbini.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili i kërkon Ramës të mbajë gojën pasi vajzat e zonës atje nuk kanë nevojë për burra turq që të kenë një çati mbi kokë. Këllici i ka bërë apel kryeministrit që t’i kërkojë falje dhe se për fatin e tyre ka kush mendon.

Reagimi i Belind Këlliçit

Tirja e qeverisë duhet të mësojë se kur flet në emër të shqiptarëve, duhet ti vërë fre gojës! Mikut që na gjendet në ditë të vështirë i themi bujrum. Mund të jemi vend i varfër, por dinjiteti dhe krenaria nuk na kanë munguar KURRË. Halli i familjeve kurbinase që humbën shtëpitë nga tërmeti mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj Tire, kërkoji ndjesë motrave tona kurbinase për atë që the sot! Mos i trajto ato si konkubina të sarajeve të sulltanit! Vajzat shqiptare NUK kanë nevojë të lypin e të bien në gjunjë si zotrote. Vajzat e Kurbinit nuk kanë nevojë të martohen me turq për të patur një çati mbi kokë. Ka kush mendon për to. Ty të është fikur burrëria me kohë, burrave kurbinas jo. Vazhdo falendero Lindën që të bëri me shtëpi, mashtrues!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img