Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

“Do e lajmë Kosovën me gjak, vrite shiptarin”, merren masa DRASTIKE për malazezin që “tmerroi” me thirrjet në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Malazezi Risto Jovanoviç është gjobitur sot me 6700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare e fetare”. Lajmin e ka konfirmuar avokatja e tij Jovana Filipoviç për REL.

Ai u arestua në 28 qershor në Gazimestan, 15 km larg Prishtinës, gjatë kremtimit të Vidovdanit. Sipas Policisë së Kosovës, i pandehuri kishte bërë thirrje nacionaliste dhe ka nxitur urrejtje. Çdo vit, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe serbët nga Kosova dhe rajoni, festojnë 28 qershorin, festën e Vidovdanit, në Gazimestan, si një përkujtim për vuajtjet e serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.

Avokatja deklaroi se klienti i saj vendosi ta paguajë gjobën, pasi në të kundërt do të dënohej me 6 muaj burg. Gjithashtu Jovanoviçit i është ndaluar që në 5 vitet e ardhshme të hyjë në Kosovë. Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vlora Pacolli, ka thënë se Jovanoviq është dënuar pasi është dëgjuar duke bërtitur “Vrite shiptarin”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak”, “Kosova është Serbi”.

Termi pezhorativ ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për shqiptarët. Ambasadori malazias në Kosovë, Mirsad Biboviq, ka qenë të mërkurën pjesë e seancës kur është dënuar Jovanoviq në Prishtinë, ndërsa i akuzuari ka thënë se nuk është fajtor për akuzat që i ngrihen.

Pas arrestimit të Jovanoviqit, Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka thënë se Ambasada në Kosovë ka biseduar me autoritetet në Prishtinë dhe se do të marrë masa për të mbrojtur shtetasin malazias.

Më shumë

spot_img
spot_img