Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Do e donit një ftesë nga Basha për në PD? Patozi: Jo nuk e dua, s’i përkas asaj partie, s’dua të flas për të, do flas vetëm kur… (Tregon nëse komunikon me Berishën)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

77212dc774db5844badb1df1a9525cbc

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha sot gjatë edicionit informativ në report tv, se edhe nëse Basha do e ftonte për t’u rikthyer në PD, ai nuk do pranonte, pasi ata kanë bindje të ndryshme dhe aderojnë tashmë në parti të ndryshme.

Njejtë foli edhe përsa i përket ish-kryeministrit Berisha. Patozi tha se nuk ka komunikim të vazhdueshëm me të, por rrallë herë kur shkëmbehen.

Përsa i përket znj.Topalli, Patozi tha se ajo është e mirëpritur në partinë e tij.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për lidershipin e z.Basha dhe lëvizjet e fundit brenda PD-së?

Patozi: Nuk kam asnjë mendim, nuk dua të flas për këtë. Unë nuk i përkas më asaj partie, ajo parti tjetër. Kështu s’më takon të flasë se çfarë po bën PD-ja, po hapet apo po mbyllet. Do flisja për PD-në dhe PS-në vetëm nëse i zënë rrugën Shqipërisë.

Pyetje: A do i përgjigjeshit pozitivisht një ftese të Bashës për t’u rikthyer në PD?

Patozi: Kjo nuk ka rëndësi, për sa kohë nuk ka ndodhur. Kur ngjarja të ndodhë…unë e thashë s’kam punë me PD, ajo është parti tjetër.

Pyetje: Në rregull, po e formuloj ndryshe pyetjen, a do e dëshironit një ftesë nga z.Basha?

Patozi: Jo nuk e dua. Sot z.Basha është në anën e gabuar të historisë, nesër nuk e di, por sot është në anën e gabuar sepse po kërkon së bashku me Ramën të mbajë me thonj këtë statuskuot politike.

Pyetje: A mbani komunikime me Berishën?

Patozi: S’kemi shumë arsye se dhe ai me çfarë po kuptoj është paksa i tërhequr, por komunikojmë sa herë shkëmbehemi. Jemi parti të ndryshme.

Pyetje: Ka partia juaj të njejtat bindje me partinë ku aderon z.Berisha?

Patozi: Po të kishim të njejtat bindje do ishim në një parti akoma.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img