Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Do dorëzohem shumë shpejt”, shefi i SPAK flet pas deklaratës së Rezart Taçit: Është i mirëpritur të vijë, të japë sqarimet e tij

Lajme të ngjashëm

Shefi i SPAK Arben Kraja, ka folur pas deklaratave të ish-bosit të kompanisë së naftës “ARMO”, Rezart Taçi, i cili dje u shpall në kërkim ndërkombëtar. Sipas SPAK, ai dyshohet se është përfshirë në një operacion të madh për pastrimin e parave.

Dje Taçi deklaroi se urdhërarresti dhe akuzat ndaj tij nuk qëndronin, madje siguroi përmes mediave se shumë shpejt do të vinte në Shqipëri të përballej me drejtësinë. Kreu i SPAK Arben Kraja i pyetur për këto deklarime të biznesmenit shqiptar, ka thënë se ai është i mirëpritur të vijë të japë sqarimet e tij.

“Nëse do të vetëdorëzohet është i mirëpritur të vijë në organet e drejtësisë për të dhënë sqarime lidhur me atë çfarë pretendon”, ka thënë Kraja për Ora News.

Nuk dihet nëse Rezart Taçi realisht e ka pasur të vërtetë deklaratën e vetëdorëzimit, por nesër është caktuar në Gjykatën e Posaçme vlerësimi i masës së sigurisë, biznesmeni mund të vijë të paraqitet për të dhënë pretendimet e tij  edhe pse ndaj tij është caktuar më parë masa “Arrest në burg”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në pranga kanë rënë dhe dy njerëzit e besuar të Rezart Taçit në Shqipëri, të cilët edhe sipas Prokurorisë Speciale janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”. Të arrestuar janë Artur Balla, i cili ka dhe lidhje familjare me Taçin, dhe bodigardi i tij, Bledar Lilo.

Nërkohë, të përfshirë në këtë skemë të madhe mashtrimi janë edhe tre italian dhe një zviceran.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Newsbomb.al, nisur nga të dhënat e publikuara nga media italiane, zbardh emrat e gjithë personave të përfshirë në këtë skemë të madhe të pastrimit të parave, shqiptarë dhe italianë, të cilët janë si më poshtë:

  • Rezart Taçi – I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është konfirmuar se ndodhet jashtë Shqipërisë
  • Artur Balla – I arrestuar, njeri i besuar dhe familjarë i Rezart Taçit
  • Bledar Lilo – I arrestuar, truproja i Rezart Taçit. (Bashkë me Ballën vepronin në emër të Taçit)
  • Francesco Zummo – Në arrest shtëpie në Itali, i përfshirë në këtë skemë mashtrimi
  • Ignazio Zummo – Djali i biznesmenit 90 vjeçar, gjithashtu i dyshuar si i përfshirë në këtë skemë pastrimi parash
  • Fabio Petruzzella – I arrestuar në Itali, kontabilisti që dërgoi 19 milionë eurot në Shqipëri
  • Daniele Castagalli – Shtetas italo-zviceran, nën hetim si i përfshirë në këtë skemë pastrimi parash

Më shumë