Hapësire reklamuese

Politikë

Do diskutohej për marrëveshjen me Italinë, opozita bllokon komisionin e Sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
Do diskutohej për marrëveshjen me Italinë, opozita bllokon

Opozita po vijon edhe ditën e sotme me skenarët e njëjtë, duke mos lejuar që të zhvillohet normalisht komisionet parlamentare, e në këtë rast ai i Sigurisë.

Burime për media bëjnë me dije se deputetët e grupit të Berishës dhe Bardhit kanë bllokuar seancën, pasi deputeti i PD, Flamur Noka është ulur në vendin e kryetarit të Komisionit, Nasip Naço. Noka gjatë fjalës së tij është shprehur se krimi dhe korrupsioni në shpopullon Shqiëprinë.

“Marrëveshja e dytë për të shenjtëruar votën e lirë, marrëveshja e tretë është për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruat duke shpopulluar Shqipërinë. Marrëveshja e katërt për të luftuar krimin pas Shqipëria po shpopullohet nga korrupsioni dhe paligjshmëria. Këto janë marrëveshjet që duan shqiptarët, jo ato që duan barbarët. Tani e keni kthyer edhe në një Ruandë. Ato që kanë prioritet shqiptarët do të trajtohen dhe asgjë që nuk kanë prioritet shqiptarët”, tha Noka.

Kujtojmë që në Komisionin e Sigurisë do të diskutohej marrëveshja e nënshkuar mes Shqiëprisë dhe Italisë për emigrantët, por zhurma dhe tensionet kanë bërë që seanca të ndërpritet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese