Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do dëgjoni tmerre të mëdha”, Ngjela: Janë gjetur paratë e fshehura të politikanëve shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se korrupsioni në nivele të larta do të marrë fund me ngritjen e institucioneve të drejtësisë së re.

Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, Ngjela tha se “do dëgjohen tmerre të mëdha”, pasi ndërkombëtarët kanë hetuar politikanët shqiptarë dhe u kanë gjetur atyre paratë e fshehura në botë.

Pjesë nga deklarata:

Janë të gjithë në hall, edhe maxhoranca është në hall. Nuk e drejtojmë ne reformën, akoma s’e keni marrë vesh. Rama lëvizi diçka por s’pati mundësi. PS e ka provuar njëherë të dalë kundër SHBA, në 90’, por u tërhoq.

Korrupsioni në nivele të larta do të marrë fund. Me këto ligje që kam parë unë, me kontrollin e gjyqësorit, merr fund. Kanë ikur të gjithë gjyqtarët, a e ke parë. Një përqindje do të mbetet, se nuk janë të gjithë të korruptuar.

Politikanët e korruptuar me këta gjyqtarë të korruptuar nuk mund të dënohen. Politikanët e korruptuar i kanë hetuar të tëra ata, ua kanë gjetur paratë, i dinë ku i kanë, do dëgjoni tmerre të mëdha. I kanë hetuar ndërkombëtarët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll