Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do dalë dhe do marrë pushkën”, Spartak Braho: Na është çmendur Presidenti

Shkruar nga Newsbomb
“Do dalë dhe do marrë pushkën”, Spartak Braho: Na

Kandidati i Partisë Socialiste, Spartak Braho së bashku me kryeministrin Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale ditën e sotme ndodhen në Skrapar.

Gjatë fjalës së tij Braho e ka cilësuar si të çmendur presidentin Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave që ky i fundit ka bërë gjatë këtyre ditëve.

Braho gjithashtu tha se Meta ka tentuar të bëjë grusht shteti me ngjarjen që ndodhi në Rinas.

“Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij dhe në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një pretekst për grusht shteti. Donte të ishte në krye, por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi. Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë,” tha Braho.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese