Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Do dal nga burgu dhe do të vras”, gazetarja zbulon bisedën mes vrasësit dhe Sabrina Bengës: Vajza shkoi menjëherë në polici, por…

Shkruar nga Newsbomb
“Do dal nga burgu dhe do të vras”, gazetarja zbulon

Gazetarja Anila Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen e 23 vjeçares Sabrina Bengaj nga bashkëshorti i saj, Elton Metaj në Zhupan të Fierit.

Ajo tregoi detaje lidhur me ngjarjen e rëndë, duke thënë se vrasësi dy javë para se të dilte nga burgu, e kishte kërcënuar me vdekje bashkëshorten.

Por pas kësaj telefonate 23-vjeçarja kishte shkuar në polici dhe kishte denoncuar kërcënimin e Metajt, por prokuroria dhe gjykata e kishin neglizhuar rastin.

Anila: Kjo ishte një vrasje që mund të ishte parandaluar. Dy jave para se të dilte nga burgu i Zaharisë ai i ka thënë Sabrinës se do të vras. Vajza ka rrëfyer kanosjen në polici dhe çështja është dërguar në prokurori, por është neglizhuar dhe nuk është ndjekur. Në pamje të parë duket se vetëm gjykata është përgjegjëse, por kur shikon dosjen kupton se një serë institucionesh janë bërë bashkë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll