Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Do bëjmë GOL të gjithë bashkë', a do të përfshihet edhe Armando Duka në zgjedhje? Kreu i PAA merr këshilla nga i vëllai

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_408180" align="alignnone" width=""]Armando Duka, Agron Duka me miq[/caption]

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa po konsumonte një kafe me disa nga miqtë e tij.

Mes të pranishmëve ishte edhe presidenti i FSHF-së dhe vëllai i tij, Armando Duka.

Kreu i PAA, shkruan se ata janë takuar sëbashku për të marrë disa mendime nga miqtë e vyer të tyre, se si duhet të fitojnë bindshëm.

"Do të bëjmë GOL të gjithë bashkë",- thotë ai në postim , duke hedhur dyshime për një kandidim të mundshëm të Armando Dukës në zgjedhjet e 25 prillit.

Tashmë mbetet për t'u parë nëse emri i tij do të figurojë në listat e kandidatëve, apo thjesht do të ndihmojë në fitoren e vëllait të tij. 

Postimi i plotë:

Kur takohen vëllezërit Duka me miq të vyer si:

Gëzim Zalla , Ed Gryka ,Zhani Noti

merr edhe opinione se si duhet të punojmë për të fituar bindshëm jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipëria "Aleanca për Ndryshim"

Do bëjmë " GOL" të gjithë bashkë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu