
Kryeministri Edi Rama ka dërguar emrin e tij në Presidencë për të marrë postin e ministrit të Jashtëm.
Por ndërsa pritet dekretimi nga ana e Metës, është interesante të dimë paraprakisht se sa do të paguhet kryeministri tani që do bëjë 2 punë, shkruan newsbomb.al.
Në fakt, sipas ligjit, Rama duhet të zgjedhë një prej rrogave, e konkretisht rrogën më të lartë.
Me gjasë Kryeministri do zgjedhë të mbajë rrogën prej kryeministri që ka një vlerë prej 228 mijë lekësh të reja në muaj dhe jo rrogën e ministrit prej 174 mijë lekësh të reja në muaj, raporton newsbomb.al.
Megjithatë, siç është shprehur shefi i qeverisë ai do të jetë thjesht ‘de juro’ ministër i Jashtëm, pasi ‘de fakto’ do të jetë zëvendësministri Genti Cakaj, paga e të cilit, aktualisht është 153 mijë lekë në muaj.