Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Do bëj ca lekë dhe do kthehem”, si u zbulua Zefi, ‘Rambo’ shqiptar që kishte kryer 27 vjedhje në Itali (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
“Do bëj ca lekë dhe do kthehem”, si u zbulua Zefi,

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet si autor i disa grabitjeve në zonën e Xhenovas.

Zef Tirtja prej disa kohësh jetonte i vetëm në pyll. Ai u zbulua nga karabinierët, pasi bëri një bisedë telefonike me mikun e tij, ku u shpreh se në Itali bën shumë para me anë të grabitjeve, raportojnë mediat.

“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”, mësohet të ketë thënë 48-vjeçari shqiptar.

Ai akuzohet për 27 grabitje dhe brenda një nate mund të vidhte tre ose katër shtëpi. Nga fakti që jetonte në pyll, policia i kishte vënë nofkën “Rambo”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll