Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

“Do bëhet me miratimin e prindërve”, nis vaksinimi i fëmijëve nga 12-17 vjeç, Bino: Do jenë tre doza, ja cila vaksinë do përdoret

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefja e ISHP Silva Bino, është shprehur sot vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri në 17 vjeç do të bëhet me dy doza fillimisht dhe më pas do të aplikohet një dozë e tretë. Sipas saj, Komiteti ka vendosur që famijët të marrin vaksinën Pfizer.

Bino u shpreh se aplikimi i vaksinës do të bëhet në bazë të të gjithë udhëzimeve të miratuara dhe sigurisht me miratimin e prindërve. Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për ata që kanë sëmundje shoqëruese si, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj.

Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Procesi i vaksinimit të fëmijëve ka nisur sot.

Pjesë nga fjala e Silva Binos:

Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi I vaksinës do të kryehet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryehet me miratimin e prindërve.

Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryehet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në rradhë të parë. Nuk është një numër I madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm.

Sa I përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për fruthin dhe tetanozin vaksinohemi disa herë pasi zbehet imuniteti. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër.

Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img