Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Do bëhemi kampion në shërbimet digjitale", Rama nga Brukseli: Po na sulmon kibernetikisht një vend armik i BE, por po rezistojmë

Shkruar nga Newsbomb
"Do bëhemi kampion në shërbimet digjitale", Rama nga

Në fjalën e tij në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE. Kryeministri Edi Rama ka rënditur edhe synimet që vendi ynë ka pas çeljes së negociatave.

Rama tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale

Në fjalën e tij në konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.

"Pavarësisht zghgënjimeve tona vlen të theksohet se BE nuk është një projekt që do të përfundojë një ditë, ajo tashmë ka shumë dimesione dhe doja të shfrytëzoja këtë rast për të shprehur mirënjohjen time ngaa zemra. Mbështetja e fortë pas tërmetit, mbështetja  për covidin dhe planet invesitime për BE kanë luajtur një rol për të ruajtur lidhjen tonë.

Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale.

Ne po luftojmë me një sulm kibernetik ndaj një vendi armiqësor të BE por sistemi ynë po reziston dhe ne po e zbarsim armikun duke sjellë shërbiemt tona dixhitale në orët vijuese.

Shumë të dashur miq të vjetër ndërsa ne festojmë me entuziazem fillimin e një kapitulli të ri nuk kem iqenë kurrë më të vetëdisjshëm për sifat jo vetëm për ne po për projektin në tërësi.

BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa BP ka nevojë për BE. Sa më shpejt që është em undur që kjo është një epokë e re e sifdave për qytetarët tanë aktet e së të kaluarës janë shumë të dhe ne jemi këtu për tju kujtuar, por është një luftë e vazhdueshme.  

Sot unë jam i lumtur. Zemrat e nejrëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi. Asnjëherë nuk mendoja që do gjeja lumturinë në këtë ndërtesë. Shpresa se për njëherë realiteti dhe fati do të jetë ndryshe se një ditë do të kemi sukses që të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jetë nevoja që të rrokullisemi mbrapa", tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll