Hapësire reklamuese

Aktualitet

Djegia e shkollave në Shkodër, reagon ministrja e Arsimit: Dhuna e PD na bëri të shtyjmë ditën e fundit të mësimit

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas djegies së ambienteve të shkollave në Shkodër nga mbështetës së PD.

Shahini shprehet se dhuna e ushtruar nga PD nëpër shkolla ka bërë të shthet dita e fundit e mësimit.

'Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet.

Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla!

Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë', shkruan Shahini.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.