Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Djegia e plehrave në Fier, INCENERATORI është gati prej 1 viti dhe ka vënë në dijeni bashkinë dhe Ministrinë e Mjedisit, institucionet nuk kanë reaguar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej ditësh qyteti i Fierit ndodhet në një situatë alarmante, pasi një zjarr i madh ka përfshirë vendgrumbullimin e vjetër të plehrave, me qytetin dhe zonat përreth që janë nën “pushtetin” e tymit.


Në media kanë qarkulluar lajme se fajtore për këtë situatë është kompania që ka marrë përsipër të ndërtojë inceneratorin e Fierit për djegien e mbetjeve urbane, por reagimi i shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” tregon të kundërtën.

Në një deklaratë për media, kompania thotë se i inceneratori është gati prej 1 viti dhe në dijeni janë vënë bashkia e Fierit dhe Ministria e Mjedisit që Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier. 

Por sipas kompanisë, këto institucione nuk kanë reaguar dhe nuk i kanë dërguar mbetjet urbane në Landfillin e ri, duke krijuar edhe këtë situatë të azakiontë në të cilën ndodhet qyteti i Fierit prej disa ditësh.

                                          Deklarata për media

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën konçesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr. Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie. 

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier. 

Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmë se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian.

“Integrated Technology Waste Treatment  Fier” sh.p.k

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img