Djegia e mandateve, Soreca: Palët të dialogojnë (Zbulon agjendën e delegacionit të PE në Tiranë)

Publikuar tek: politike, më 11:39 26-02-2019 Djegia e mandateve, Soreca: Palët të dialogojnë (Zbulon agjendën e delegacionit të PE në Tiranë)

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca në një prononcim për gazetarët theksoi edhe njëherë rolin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, pas situatës kritike të krijuar në vend.

Soreca u shpreh se opozita duhet të bëjë pjesën e saj në Parlament, ndërsa bëri thirrje që protestat të jenë paqësore.

Ndërkaq, po ashtu ambasadori u ndal edhe tek vizita e eurodeputetëve në Shqipëri, të cilët pritet të vijnë nesër. Soreca nënvizoi se delegacioni do të ketë një konferencë për shtyp të enjten pas takimeve me krerët e politikës, ndërsa tha se do të japin vlerësimin e tyre.

"Ne e kemi bërë këtë thirrje ne e dimë që ky vend duhet të jetë Parlamenti. Opozita duhet të bëjë pjesën e saj që të mos bojkotojë.  Unë javën e shkuar e thashë që vendimi për të djegur mandatet mud të kishte krijuar një qartësi në vend. Ne e kuptojmë që do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ më shumë seç ishte menduar. Prandaj ne thamë se djegia e mandateve do të ishte kundëprodhuese për demokracinë. Më lejoni të theksoj që ne presim që protesta të jetë e paqshme se kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë. Siç mund ta dini ju nesër në Tiranë do të ketë një vizitë nga delegacioni i PE. Ata do të vinë për të parë një vlerësim se çfarë ka bërë Shqipëria përpara vendimit të qershorit. Ata do të takohen me qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile. Dhe kjo vizitë e PE nuk është koincidencë por do të theksohet edhe njëherë se vendi i diskutimeve mes qeverisë dhe opozitës është Parlamenti. Siç e dini ju do të ketë një konferencë për shtyp të enjten dhe shpresojmë të ketë më shumë sinjale pozitive. Unë mendoj se vizita e PE është e rëndësishme ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të shkuarën. Ata do t'i dëgjojnë të dyja palët dhe pastaj do të bëjmë një vlerësim', tha ambasadori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi mblidhet sot për t'ju shmangur protestës së të enjtes, PD bën LËVIZJEN e menjëhershme
Lëvizja e papritur, opozita hidhet në aksion: Bashkohuni me ne para Parlamentit »
Article Logic
Execution time: 0.013296842575073
array(1) { ["section"]=> string(99) "djegia-e-mandateve-soreca-palet-te-dialogojne-zbulon-agjenden-e-delegacionit-te-pe-ne-tirane-154261" }