Menjëherë pas takimit e aleatët kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.
Basha u shpreh i vendosur për vendimin e marrë për djegien e mandateve, ndërkohë që tha se do t’i prijnë betetjës deri në fund.
‘Sot e gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të sovranit të shqiptarëve që iu derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallalliqe për të devijuar të vërtetën. E vërteta është se Edi Rama është hajduti i shqiptarëve i demaskuar nga Zëri i Amerikës. Është kolapsi total i sistemit arsimor është gjendja e shqiptarëve është kriza, është emigracioni, të gjitha këto duan zgjedhje. Edi Rama nuk mund t’i japë zgjedhje se Edi Rama është vënë nga krimi dhe oligarkët dhe i shërben vetëm krimit të oligarkëve.
Ky është një shtet i kapur nga krimi, ky nuk është shteti që shqiptarët duan.
Do të ketë një të ardhme për shqiptarët, ata nuk do të udhëhiqen më nga pupacët e kapur me krimin. Ne jemi të vendosur t’i prijmë betejës për t’i dhënë një të ardhme shqipërisë dhe shqiptarëve’, tha Basha.