Hapësire reklamuese

Aktualitet

Djegia e dy apartamenteve në katin e 5-të të pallatit në Shkodër, vdes i moshuari (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga pallati i përfshirë nga flakët në Shkodër

Një pallat ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, në lagjen Zdrale, ndërsa raportohet dhe për një të vdekur.

I vdekur ka mbetur banori i njërit prej apartamenteve, 70 vjeçari Ismet Abdurramani.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në dy apartamente të katit të pestë, të cilat janë shkrumbuar të dyja, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e tyre nën kontroll. Si shkak paraprak dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.

Në vendngjarje ka shkuar dhe policia për të evakuuar banorët e tjerë të pallatit, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.

Pamje nga pallati i përfshirë nga flakët në Shkodër:

83808043_2497976783639006_7740406454741368832_n.png84576640_200258867763652_1685405051679408128_n.jpg84748514_558443024753089_3473002313226911744_n.jpg83837179_623412698454865_1521573476928847872_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll