Hapësire reklamuese

Aktualitet

Djegia e 3 minatorëve në Bulqizë, nën hetim brigadieri i minierës

Shkruar nga Newsbomb
Djegia e 3 minatorëve në Bulqizë, nën hetim brigadieri i

Është vënë në hetim nga Policia brigadieri i minierës në Bulqizë, ku u plagosën rëndë tre minatorë.

Dyshohet se shtetasi 55-vjeçar me inicialet L.XH, i cili punon si brigadier në minierën e Bulqizsës në Dibër, nuk kontrolloi frontin e punës në ambientet e minierës ndërkohë që punëtorët ndodheshin brenda.

Ngjarja ndodhi të hënën e kaluar ku tre minatorët, Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla pësuan djegie të rënda pas një shpërthimi në minierë. Minatorët e tjerë u evakuuan me shpejtësi jashtë minierës.

Njoftimi i Policisë

Bulqizë/ Procedohet penalisht brigadieri i një subjekti minerar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë me datë 14.08.2023, ku në një subjekt minerar,  në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit,   shpërtheu një sasi gazi dhe për pasojë  pësuan djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel,  ju informojmë se;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për  shtetasin  L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier i subjektit minerar për  veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se pasojë e incidentit ka qenë një një shpërthim gazi brenda në ambientet e minierës. Si pasojë, tre punëtorët kanë marrë djegie në trupin e tyre dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës ku kanë marrë trajtim nga mjekët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese