Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dje vodhi 3 dyqane dhe tentoi të grabiste një tjetër, arrestoht hajduti në Kavajë

Shkruar nga Newsbomb
Dje vodhi 3 dyqane dhe tentoi të grabiste një tjetër, arrestoht

Një 49-vjeçar ka rënë arënë në prangat e policisë së Kvajës, pasi ka bërë kërdin me vjedhje brenda një ditë.

Bëhet me dije se në prang aka rënë shtetasi Xh. Xh., 49 vjeç, banues në Kavajë.

Dje, 49-vjeçari, në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende, në 3 biznese, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh.

Njoftimi i policisë së Kavajës:

Kreu dje, 3 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje, në 4 biznese, në lagjen nr. 2, arrestohet 49-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, si dhe për arrestimin e shtetasve që kryejnë këtë krim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë administruan menjëherë kallëzimet për 4 raste vjedhjesh/tentativa për vjedhje, të kryera gjatë ditës së djeshme.

Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi Xh. Xh., 49 vjeç, banues në Kavajë.

Dje, 49-vjeçari, në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende, në 3 biznese, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese