Ditën e djeshme Vjosa Osmani u zgjodh president e Kosovës, ndërsa sot mediat nuk kanë humbur kohë dhe i kanë publikuar pasurinë e familjes së saj.
Vjosa Osmani ka deklaruar tetë lloje të pasurisë së paluajtshme të cilat kapin vlerën 552 mijë e 500 euro.
Ajo ka deklaruar dy banesa dhe dy shtëpi të bashkëshortit të saj të cilat janë blere me kursime dhe kredi dhe kapin vlerën e 300 mijë euro.
Gjithashtu janë deklaruar dy garazhe, njëra prej të cilave i përket bashkëshortit dhe tjetra vetë asaj dhe 10 hektarë tokë.
Në seksionin e pasurisë së luajtshme, ajo ka deklaruar vetëm një veturë të bashkëshortit me vlerë 7 mijë euro, teksa del se është aksionere me 20 përqind në kompaninë First Legal Solutions.
Osmani në llogarinë e saj ka 12 mijë e 400 euro, ndërsa burri i saj ka rreth 10 mijë euro.