Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Dje u pezullua nga detyra, KPA zëvendëson Luan Dacin nga 6 çështjet që kishte në proces

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

53f1771d43a99a4339531c4704b7fe4e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zëvendëson gjyqtarin Luan Daci nga gjashtë çështje që ishin në proces në Apelim, një ditë pas pezullimit të tij nga detyra dhe marrjes si i pandehur nga SPAK.

Në mbledhjen e djeshme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është vendosur pezullimi nga detyra i gjyqtarit Luan Daci, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

6 çështjet që kishte në proces Luan Daci janë: çështja e Donika Prelës, Regleta Panajotit, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Dritan Pekës dhe Fatmir Lushit.

Në çështjen e rivlerësimit të prokurorit Fatmir Lushi, Luan Daci do të zëvendësohet nga Ina Rama. Vetë KPA njofton se kjo seancë do të mbahet më datë 08.09.2020, ora 9.30.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img