Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Dje tha se masat do të përshkallëzohen, Rama e gjen mbështetjen te fjalët e Papa Françeskut: Lutuni për autoritetet, ata duhet të marrin vendime që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por…

spot_img

Lajme të ngjashëm

e97ecbed2ab654367bd79575be6be9f4

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një shprehje të Papa Françeskut, ndërsa Shqipëria hyri në ditën e dytë të “izolimit”, pas urdhrit për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve private.

Ditën e djeshme Rama tha se masat do të përshkallëzohen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, edhe pse mund të ‘mallkohej’ nga qytetarët, pasi kjo do të jetë për të mirën e qytetarëve.

“Le të vijojmë të lutemi për të sëmurët, të afërmit e tyre, për prindërit me fëmijë në shtëpi, por kryesisht do t’ju kërkoja të luteshit për autoritetet. Ata duhet të marrin vendime dhe masa që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por kjo është për të mirën tonë”, ishin fjalët e Papa Françeskut drejtuar qytetarëve në gjithë botën, të cilat i ka postuar edhe Kryeministri Rama, si për të gjrtur mbështetjen në vendimet e tij.

Urdhri i dhënë nga Kryeministri për ndalimin e qarkullimit është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i të infektuarëve në vendin tonë ka arritur në 33, ndërsa ka patur edhe 1 viktimë.

Ndërkohë baret, restorantete dhe ambientet e tjera që sjellin grumbullime njerëzish janë mbyllur deri në një urdhër të dytë, ndërsa mësimi do të rifillojë në datën 23 mars.

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img