Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dje shantazhoi Elvi Fundon, si përgjoi Aldor Nini tre vite më parë Albërijen

Shkruar nga Newsbomb
Dje shantazhoi Elvi Fundon, si përgjoi Aldor Nini tre vite më
“Kërkon t’i bësh gropën tjetrit, por padashur bie vetë brenda”, një shprehje e vjetër por që jetësohet e rritet sa herë që Aldor Nini kërkon protagonizëm në televizonet publike. I ftuar në “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, njeriu që pretendon se zotëron dhe është Zot mbi çdo media në vend, u përplas ashpër në debat me gazetarin Elvi Fundo. Pronari i “CNA Media” i plasi të vërtetat në fytyrë, madje i tregoi se e kishte regjistruar teksa Nini i kërkonte mbështetje duke qarë. Në këtë moment, ai tentoi të përfitonte duke i treguar se ka konsumuar një vepër penale dhe për këtë rrezikon edhe burgim, referuar legjislacionit gjerman. U duk se aty për aty, fitoi, madje u krekos me atë buzëqeshjen e shtirur duke pretenduar se kishte dalë i fituar nga kjo “betejë” mediatike. Por, harroi se çfarë kishte bërë vetë tre vite më parë. I veshur me petkun e një kompanie si “Acromax Media”, ai kërcënonte Albërie Hadërgjonaj, se nëse shkëpuste me të kontratën, pasojat do të ishin fatale për karrierën e saj. Këngëtarja nuk u tërhoq, përkundrazi. Megjithatë mashtruesi me emrin Aldor, bëri një përgjim të fshehtë dhe më pas e publikoi në media, duke tentuar edhe ta shantazhonte Hadërgjonajn. Lexo edhe: Përgjime dhe mashtrim, si vodhi Acromax këngët e Albërije Hadërgjonaj dhe i nxori videon për shantazh Ai nuk u ndal me kaq. Por, përmes faqes zyrtare të kompanisë “Arkiva Shqip” që administron vet publikoi një video denigruese që i kishte bërë në mënyrë të fshehtë Albërije Hadërgjonajt. Gjuha me të cilën u shpërnda video-përgjimi ishte linçuese dhe shantazhuese, për të shkatërruar imazhin e këngëtares dhe në të njëjtën kohë për të frikësuar artistët e tjerë. E ndërsa dje tentonte të shantazhonte Fundon duke i përmendur ligjin, burgun dhe Gjermaninë, Aldori me mijëra halle harroi atë që kishte bërë vetë 3 vite më parë. Gazetari Elvi Fundo ruajti etikën duke mos publikuar asnjë material, ndryshe nga drejtuesi i “Acromax” që dje bëri një gropë, ku me sa duket ra vetë brenda...

Debati mes gazetarit dhe botuesit Elvi Fundo me Aldor Ninin:

Elvi Fundo: Ja ta them unë si gënjehet. Se ke nja dy orë që gënjen aty. Ti zotëri më ke marrë në telefon, dhe unë të nxjerr edhe audion e fundit dhe kur ka qenë rasti i Erion Veliajt… Nini: Dmth ti më ke regjistruar mua mçeftas pa dijeninë time dhe pa autorizimin tim? Elviii? Vërtet e thua para kamerave këtë gjë? Po jeton në Gjermani ore Elvi…. Elvi Fundo: Edhe ça se jetoj në Gjermani? Apo do vish dhe ti si inceneratorët… Nini: Të regjistrosh një bisedë mçeftas? Nuk e kam problemin te biseda. Problemi është se ti ke kryer një vepër penale sipas kodit gjerman penal. Elvi Fundo: Abuzues si ty që pretendojnë se fotot e politikanëve shqiptarë. Ore djalë! Ti je një njeri i keqpërdorur nga politika. Ti tani sapo pranove që ma ke raportuar mua serverin. Dhe këtë e paske bërë sepse Erion Veliaj ka dashur të ruajë imazhin. Nini: dhe do ta raportojmë prapë serverin në të ardhmen nëse ti shkel të drejtat e autorit. Elvi: Nuk është imazhi i Erion Veliajt shkelje e të drejtave të autorit. Imazhi i Erion Veliajt ishte në foto në fushatë elektorale e publikuar zyrtarisht nga Partia Socialiste. Në momentin që foto dhe materiali elektoral publikohet në faqen zyrtare të PS dhe nuk thuhet që kjo s’ka të drejtë ripërdorimi. Dhe ti zotëri je arrestuar nga policia shqiptare si shantazhues. Dhe ti ke gënjyer. Ti përndjek. Ti je një shantazhues dhe ke kërkuar marrëveshje. Dhe tani më del dhe më bën gangsterrin në televizion. Unë e di që ky zotëria më ka tentuar të më bllokojë serverin dhe siç e dëgjove e pranoi për një foto që është marrë nga faqa zyrtare e Partisë Socialiste. Ndërkohë që zotëria nuk ka pasur kontratë bashkëpunimi me Erion Veliajn. Sipas kompanisë Hetzner, foto nuk ishte e mbrojtur dhe nuk kishte asnjë dokument që e vërtetonte këtë.

Çfarë ndodhi me Albërije Hadërgjonaj?!

Kur këngëtarja kërkoi të shkëpuste kontratën me Arkiva Shqip, duke e akuzuar për mashtrim dhe vjedhje të fitimeve nga publikimet, kompania bëri një përgjim të fshehtë dhe këtë e publikoi më pas në media, duke tentuar të shantazhonte këngëtaren. “Duke festuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi me Arkiva Shqip. Shumë artistë shqiptarë kanë bërë të njejtin veprim duke dëmtuar veten dhe duke pasuruar agjent të ndryshëm. Të gjitha këngët e mia i gjeni tek kanali Albërije Hadërgjonaj. Arkiva Shqip përveç se marrin më shumë se ti për djersën tënde. Ata në moment që nuk don të bashkëpunosh me ta të fshijnë të gjithë historikun e karrierës tënde. Unë si shtetase amerikane kam marrë një avokat për këtë çështje. Si artiste me shumë vite histori ju them të bëni kujdes sepse ju kushton shuuumë, dhe nuk merrni asgjë në këmbim. Tani këngët janë pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk të bëjnë artist! Së shpejti këngë të reja”, shkruante Hadërgjonaj. Ndërkohë, hakmarrja e një mashtruesi dhe shantazhuesi të skeduar si Aldor Nini nuk u ndal. Ai publikoi përmes faqes zyrtare të kompanisë Arkiva Shqip një video-përgjim që i kishte bërë fshehtas në zyrë Albërijes. Gjuha me të cilën u shpërnda video-përgjimi ishte linçuese dhe shantazhuese, për të shkatërruar imazhin e këngëtares dhe në të njëjtën kohë për të frikësuar artistët e tjerë. © Credits Video e marrë nga Instagrami i “Arkiva Shqip”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ArkivaShqip (@arkivashqip)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese