Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Dje një viktimë e re, e vërteta”, arrestimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Noka: Për tu hedhur hi syve qytetarëve, përgjegjësit janë në zyrat e shtetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka dalë sot sërish në një deklaratë për mediat për arrestimet në Elbasan për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamu Noka, ai i cili theksoi se ngjarja tragjike e Elbasanit ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër që është e vërteta.

albsig

Noka thotë se pas shterëmbimit të provave përgjegjësit e kësaj ngjarje janë “lart e më lart” në zyrat e shtetit, teksa shtoi se arrestimi i 6 policëve u bë për t’i hedhur hi syve të qytetarëve.

FJALA E PLOTË:

Ngjarja tragjike e prillit të shkuar në Elbasan, ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër: Të vërtetën.

Në përpjekje për të manipuluar dinamikën e ngjarjes, dhe përfshirjen në të zyrtarëve të lartë, Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë gjë, por fshehin. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik.

Nuk është asgjë më shumë se përpjekja e dytë për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit, si në ngjizje, dhe më pas në shtrembërim të provave, i keni sot, ‘lart e më lart’, në zyrat e shtetit.

I keni në personin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Sot, ai i ka ikur detyrës së atëhershme, dhe është graduar zv/ministër i Transporteve, por nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

I keni në personin e Alfred Shehut, prokurorit manipulator të provave të ngjarjes që ‘e fluturoi’ me ngritje nga Elbasani në SPAK.

I keni në personat e Drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilët u bënë pjesë e strukturës inkriminuese dhe kriminale të fshehjes së faktit se në makinën e viktimës kishte materiale zgjedhore.

Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Niredin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë.

Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj.

Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij, i pari që do të ishte thirrur në prokurori do të ishte përgjegjësi kryesor për ngjarjen, Taulant Balla.

Këta janë njerëz të rrezikshëm.

Shqipëria është në rrezik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img