Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dje mbyllën sytë përgjithmonë, 4 anëtarët e familjes Gushi përcillen sot për në banesën e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Dje mbyllën sytë përgjithmonë, 4 anëtarët e

Eduarti, Silvana, Anasatasia dhe Eva Gushi, do të përcillen sot për në banesën e fundit. 4 anëtarët e familjes nga Patosi, mbyllën sytë përgjithmonë mëngjesin e djeshëm, pas një aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia dhe dje ishin nisur për të kaluar fundjavën në Vlorë. Rruga dhe jeta iu pre në mes nga një Audi A8 i drejtuar nga 22 vjeçari Igli Madani, që i mori përpara.

Sot, mbahet ceremonia mortore dhe çifti i bashkëshortëve Gushi bashkë me dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva do të përcillen për në banesën e fundit. E gjithë familja u shua. Bashkia e Patosit njoftoi dje se të gjitha shpenzimet dhe ceremonia do të mbulohej nga institucioni.

Si ndodhi aksidenti në autostradën e Vlorës

Makina tip Toyota ku udhëtonte familja me katër anëtarë që fatkeqësisht mbetën viktima, kishte disa ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe po udhëtonin drejt Vlorës për të kaluar fundjavën, shkruan newsbomb.al. Në vendin e quajtur “Kripa”, në Panaja, ata janë goditur nga pas nga një mjet tip Audi A6.

Të dy mjetet, ai me viktimat dhe Audi lëviznin me drejtim qytetin bregdetar.

Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi. Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal.

Aq shpejt ka qenë duke lëvizur mjeti tip Audi, saqë kur ka rënë në kanal, ka hapur një gropë të madhe në tokë, shkruan newsbomb.al. Tre të rinjtë që udhëtonin me të, ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Dalin FOTOT e babait dhe dy vajzave 14 e 9 vjeçe

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll