Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Dje kishim shi, sot doli dielli", takimi miqësor dhe plot batuta i Ramës me Rutte

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama po pret në tapetin e kuq përpara Kryeministrisë, në një ceremoni speciale dhe me organizim të lartë, liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me të ftuarve me të cilët Rama ka pasur një takim miqësor dhe me batuta, ka qenë ai me kryeministrin e Holandës Mark Rutte.

Ndalesa pak më e gjatë me Rutte dhe batutat që shkëmbyen, është ndër të rrallat në këtë pritje, pasi zakonisht Rama po shtrëngon duart me secilin lider dhe pas fotografisë zyrtare, ata largohen drejt ambienteve të samitit.

"Dje kishim shi, sot doli dielli", ishte një nga frazat e batutave që shkëmbyen dy homologët, ndërsa të qeshurat mes Ramës dhe Rutte u bënë objektiv i kamerave dhe aparateve që janë vendosur në tapetin e kuq në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Edi Rama dhe Mark Rutte ne Tirane - 16 Tetor 2023 Edi Rama dhe Mark Rutte ne Tirane - 16 Tetor 2023

Por marrëdhënia e Shqipërisë dhe Holandës nuk ka qenë dhe aq miqësore, deri pak vite më parë, si miqësia e ngrohtë e dy kryeministrave.

Shqipëria "masakrohej" deri 2-3 vite më parë nga mediat në Holandë dhe vetë qeveria atje, duke u cilësuar si vendi i kriminelëve dhe trafikantëve të drogës. Kjo, për shkak të sasive të drogës që kapeshin në portet e Holandës, ku në disa raste trafikantët ishin shqiptarë.

Deklaratat dhe gjuha diplomatike për trajtimin e këtyre rasteve mes dy vendeve, shpesh kishte shkuar shumë larg, por vizitat e Ramës në Amsterdam dhe ato të Ruttes në Tiranë thyen akullin dhe prej kohësh marrëdhëniet Shqipëri-Holandë janë në nivelet më të mira ndonjëherë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese