Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Dje iu bë atentat, zbardhet DËSHMIA e prokurorit Ndoja: Nuk ka të bëjë me mua, gjithçka ndodhi shumë shpejt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhet dëshmia e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, të cilit iu bë pasditen e djeshme një atentat.

Ndoja ka mohuar që atentati të ketë pasur atë si shënjestër, ndërsa thotë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Teksa ndodheshim në restorant aty ka mbërritur Muharremi dhe një tjetër person. Më pas, pasi qëndruam pak dhe u nisëm drejt Tiranës. Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës, ndërsa Landi Muharreni ishte pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar. Nuk besoj që atentati ka të bëjë me mua”, deklaron prokurori.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, thekson ai.

 Arjan Ndoja ndodhej në makinë me shoferin e tij Andi Maloku dhe me “të fortin e Shijakut” Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho, në momentin që disa persona me makinë i kanë qëlluar nga pas te mbikalimi i Shkozetit.

Shoferi Maloku ka devijuar dhe makina ka dalë nga rruga, por të tre kanë mbetur të plagosur, ndërsa raportohet se Maloku është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës.

Ndërkohë policia po heton në dy pista, në atë të atentat për shkak të detyrës së prokurorit dhe në atë të larjes së hesapeve.

Më shumë




spot_img








spot_img