Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dje i plagosën vëllain, kush është i rrezikshmi "Lenci" i Yzberishtit

Shkruar nga Newsbomb
Dje i plagosën vëllain, kush është i rrezikshmi

Agim Hida, një 46 vjeçar me banim në zonën e Bathores në Tiranë, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme nga dy persona që ju afruan me motor dhe e qëlluan pa paralajmërim. Hida rezulton se është vëllai i të rrezikshmit të Tiranës, Flamur Hida.

Ky i fundit njihet dhe me nofkën "Lenci" i Yzberishtit, pasi akuzohet se ka qenë anëtarë i bandës famëkeqe të Yzberishtit në kryeqytet dhe ka grabitur e vrarë një biznesmen italian.

Ngjarja ka ndodhur në Janar të vitit 1998, kur dy vëllezërit Fatmir dhe Fiqiri Avdillari, në bashkëpunim me Flamur Hidën kanë grabitur dhe vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi. Në atë kohë rreth 18 vjeç, "Lenci" i Yzberishtit dyshohet se punonte si vrasës me pagesë dhe i shpëtoi Policisë.

Ai u arrestua 11 vite më vonë në Tiranë, në zonën e "Komunës së Parisit" në kuadër të operacionit policor të koduar "I harruari".

I skeduar nga Policia e Shtetit si një ndër njerëzit më të rrezikshëm të kohës, Flamur Hida alias "Lenci" i Yzberishtit u lokalizuar dhe prangos në shtëpinë e të vëllait, ku dyshohej se fshihej për më shumë se një dekadë.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Tiranë, dy atentatorët me motor plagosin Agim Hidën

Kur u arrestua në moshën 29 vjeçare, Policia e Tiranës pranoi se identiteti i rremë dhe ndryshimi drastik në pamje e kishin vështirësuar tejet punën për lokalizimin e Flamur Hidës. Ai ishte shpallur në kërkim në moshë shumë të re dhe në atë kohë efektivët e Krimeve nuk kishin një fotografi të tijën.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 13 tetor 1998, "Lenci i Yzberishtit" është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale te “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” si dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Por ky nuk ka qenë dënimi i vetëm. Pas dënimit të parë, Gjykata e Apelit në Tiranë më datë 28 janar 2002, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim, për veprat penale të “vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim”, ndaj qytetarëve Bedri dhe Agim Ago.

Po ashtu, me vendimin e datës 18 Korrik 2007, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, Flamur Hida është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosjes me dashje” dhe të “armëmbajtje pa leje” ndaj Aqif Lamit.

Lexo edhe: Detaje nga plagosja e Agim Hidës, autori zbriti nga motori dhe e qëlloi

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese