Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Dje firmosi urdhrin ekzekutiv ku përfshihej Shqipëria, sot Joe Biden niset menjëherë për në Europë

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar se sot është nisur drejt Mbretërisë së Bashkaur dhe Europës. Ky është udhëtimi i parë i Biden jashtë territorit të SHBA, qëkur ka marrë postin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Ai i konsideron sfidat e epokës së re, por nuk bën me dije se për çfarë konkretisht është duke vizituar Britaninë dhe BE-në. dje Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për Ballkanin perëndimor, ku përfshihej dhe Shqipëria.

Ndërkohë këto ditë pritet të mbahet dhe takimi mes tij dhe Vladimir Putin në Gjenevë. Biden dhe Putin kanë planifikuar të diskutojnë çështje si Irani, çështjet bërthamore të Koresë së Veriut, Siria, Arktiku, stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve, ndryshimi i klimës, COVID-19 dhe shumë çështje të tjera.

Joe Biden: Jam rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë sot. Është udhëtimi im i parë jashtë SHBA-së gjatë presidencës sime. Unë e di se demokracitë mund të bashkohen së bashku për të përmbushur sfidat e kësaj epoke të re – këtë javë, në Evropë, ne kemi mundësinë ta provojmë këtë.


Më shumë