Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Djalin ma ka vrarë shteti", Zamira Durda kërkon drejtësi: Prokurorët e SPAK më kanë kontaktuar, po pres vendimet e tyre

Shkruar nga Newsbomb
"Djalin ma ka vrarë shteti", Zamira Durda kërkon

Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, thotë se djalin e saj e vrau shteti. Ajo është shprehur mbrëmjen e sotme se prokurorët e SPAK e kanë kontaktuar dhe tashmë pret drejtësi për djalin.

"Për Shkëlzen Berishën nuk di të them. Djalin tim ma ka vrarë shteti shqiptar. Institucionet e shtetit shqiptar, ato janë prova fakte që dalin dhe që e lidhin këtë person me çështjen e Gërdecit. Mediu duhet të gjykohet, pasi çështja nuk u gjykua sepse kishte imunitet. Mua ma ka vrarë djalin shteti shqiptar. Ministria e Mbrojtjes, që duhet ta mbronte.

Pse? Pse? Pse? Shpresoj nga SPAK tu japë përgjigje ‘pse-ve’ të mia prej 15 vitesh. Shpresoj te drejtësia. Do pres vendimet e këtyre dhe të më japin përgjigje shteruese për PSE-të e mia. Jam kontaktuar nga prokurorët e SPAK, kam marrë njoftime. 

Pak a shumë është e njëjta procedurë... Mos na prekni aty kua na dhëmb aq shumë. Sot fëmija ime do të mbushte 22 vjeç. Provë e re është mosgjykimi, pushimi për shkak të imunitetit. Të dënohen fajtoret dhe pagesat e dëmeve të bëhen nga fajtorët", u shpreh Zamira Durda në REPOLITIX.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu