Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Djali tij i përfshirë në vrasjen e dy biznesmenëve, kush është 65-vjeçari i plagosur në Mamurras

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09d76034ba5292d0158201c8918a7733

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e Myslim Likës, ditën e sotme në Mamurras.

Mësohet se i plagosuri është babai i një prej të dyshuarve për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, konkretisht të shtetasit Ilir Xhepaj. Myslim Lika është babai i Ilir Xhepajt, por kanë mbiemra të ndryshme për shkak se Iliri ka mbiemrit e nënës.

Ilir Xhepaj së bashku me Eduard Lamaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, dyshohen si personat që kanë vrarë Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç.

Mbetet akoma mister se përse këta 4 persona vendosën që të vrasin dy biznesmenët, pasi nuk kanë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.

Vrasja është zbardhur pas verifikimit të kamerave të sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 30 maj të 2020 në një hotel në Laç. Nuk dihet akoma se cili nga viktimat ka qenë objektivi i autorëve.

Viktimat kanë shkëmbyer zjarr me autorët, ku mbeti i plagosur edhe i pandehuri Eduard Lama. Ai u kurua në një spital privat në Tiranë, duke u munduar që të fshehë ngjarjen.

Mjekët që e kuruan u arrestuan, por më pas gjykata i liroi.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagoset një person, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma (EMRI)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img