Një ngjarje e tmerrshme, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur para dy ditësh në Londër, ku një i ri aziatik nga Singapori është sulmuar në mes të rrugës një djalë tjetër me ngjyrë.
Nuk dihet nëse ky sulm ka pasur motive raciste pasi një vale sulmesh ndaj aziatikëve në mbarë botën, apo sulmi ka qenë për motive grabitje. Një djalë i cili u gjend rastësisht në rrugë i erdhi në ndihmë, por nuk ka mjaftuar, pasi agresori ka tentuar ta sulmojë sërish.
Më pas aty janë gjendur një grup të rinjsh shqiptarë që e kanë frikësuar agresorin. Në videon e publikuar dëgjohet një shqiptar i cili i bërtet dhe e shan me fjalë banale.