Ahmad Alkhalaf kaloi një vit tepër të ngarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mësoi të ngazë biçikletën, mori disa kurse artesh marciale dhe ishte një prej të ftuarve në mbrëmjen e fundvitit të organizuar nga Barack Obama.
11-vjeçari sirian që humbi duart nga shpërthimi i një bombe në vendlindjen e tij tashmë duket se i është rikthyer buzëqeshja, por megjithatë nuk është plotësisht i lumtur.
Ai kërkon të bashkohet me nënën dhe vëllezërit e tij që ndodhen në Stamboll.
“Dua që mami im të vijë këtu. Më duket sikur po e humbas atë. Nuk mundem më”, thotë 11-vjeçari.
Por megjithë të kaluarën e vështirë dhe ndarjen nga familja, Ahmad është plot shpresë.
“Duhet të kesh besim në vetvete dhe çdo gjë është e mundur në këtë botë”, thotë ai. Autoritetet amerikane janë duke punuar që t’i mundësojnë 11-vjeçarit bashkimin me familjen e tij. /Newsbomb.al