Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizikë dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.N ka dhunuar nënën e tij me ininciale V.N, 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë.
Ka qenë vetë e moshuara e cila ka shkuar në policia dhe ka denoncuar të birin.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Përmet
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.