Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Djali me probleme mendore dyshohet se i vuri flakën shtëpisë në ASTIR! PAMJET: Mure dhe dyer të shkrumbuara, tavanet janë rrëzuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hava Osmenaj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Astir, si pasojë e një zjarri të rënë në apartamentin ku ajo jetonte bashkë me djalin. Ky i fundit, Klodjan Osmenaj fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spital.

Dyshohet se zjarri në apartamentin e tyre është vënë nga djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Banorët janë shprehur se herë pas here ky person u ka krijuar shqetësime, atyre dhe nënës së vet, mirëpo nuk janë marrë masa.

Për t’i shpëtuar flakëve, Hava dhe Klodjan Osmenaj janë hedhur nga kati i tretë i pallatit, mirëpo 62 vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe ka humbur jetën. Gazetarja Keti Banushi ka shkuar në pallatin ku ka ndodhur ngjarja dhe ka sjell disa pamje vërtet të rënda.

Shihet se muret e shtëpisë, dyert dhe tavanet janë shkrumbuar totalisht nga nxehtësia e madhe. Madje, flakët e mëdha janë përhapur dhe në një apartament ngjitur dhe dy persona që banonin në të, kanë marrë djegie dhe ndodhen në spital.

Edhe banorët e tjerë të pallatit, kanë thënë se flakët dhe tymi janë përhapur shpejt. Një zonjë që jetonte dy kate më sipër, në katin e pestë, është shprehur se nuk kishte mundësi të dilte dhe tymi u është futur në apartament.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img